Dialog për energjinë në Bruksel

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri e shoqëruar nga drejtori i KOSTT-it, Naim Bejtullahu, udhëton sot në Bruksel për takime bilaterale me përfaqësuesit e Bashkimit Europian për çështjet e energjisë.

Lajme

24/01/2014 10:10

Grupet punuese në Bruksel pritet të zhvillojnë takime për çështje të energjisë në kuadër të dialogut teknik Kosovë- Serbi.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e kryeministrit thuhet se Udhëheqësja e dialogut teknik, Edita Tahiri dhe drejtori i KOSTIT,  Naim Bejtullahu, do të udhëtojnë në Bruksel për të diskutuar për çështjet e energjisë.

“Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri e shoqëruar nga drejtori i KOSTT-it, Naim Bejtullahu, udhëton sot në Bruksel për takime bilaterale me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për çështjet e energjisë”.

“Temë qendrore e takimeve do të jetë çështja e përshpejtimit të procesit të implementimit të Marrëveshjes së Brukselit për energjinë të arritur më 8 shtator 2013 dhe në këtë kuadër do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me rrumbullakimin e Planit Aksional si dokument që përmban udhërrëfyesin e veprimeve dhe afateve për zbatimin e marrëveshjes në fjalë, thuhet në komunikatë.