Di Caprio me femra plot

Leonardo Di Caprio e Orlando Bloom kanë festuar si të çmendur, së bashku me 30 femra të zhveshura dhe provokuese. Ylli hollivudian i filmit ‘Titanic’ njihet si një fans i femrave latine dhe gjithmonë ka frekuentuar modele, si femra e tij e fundit, Toni Garrn, ndërsa Bloom po e shijon lirinë e sërishme, pasi është…

ShowBiz

13/12/2013 13:00

Leonardo Di Caprio e Orlando Bloom kanë festuar si të çmendur, së bashku me 30 femra të zhveshura dhe provokuese. Ylli hollivudian i filmit ‘Titanic’ njihet si një fans i femrave latine dhe gjithmonë ka frekuentuar modele, si femra e tij e fundit, Toni Garrn, ndërsa Bloom po e shijon lirinë e sërishme, pasi është ndarë nga bashkëshortja e tij, Miranda Kerr.

Dy VIP janë kapur nga aparati fotografik të martën mbrëma në ‘1Oak’ në Neë York, pas prezantimeve të sfilatës së Victoria’s Secret.

“Di Caprio ishte dukr ecur me sigurimin e tij, ishte komplet i çmendur”, njofton një burim brenda ‘York Daily News’. “Në ‘party’ të organizuar nga Leonardo, ishin së paku 30 femra të zhveshura dhe provokuese”, shton ky burim.

Ndër të ftuarit në ndejë ishin edhe reperët T.I. e 2 Chainz, ndërsa DiCaprio, që ishte larg të dashurës së tij, Garrn, është afruar me një femër të bukur dhe misterioze.

“Një zeshkane e jashtëzakonshme ka përfunduar në krahët e tij, e ka përqafuar dhe e ka puthur në mënyrë pasionante në buzë. Kanë shkëmbyer puthje franceze disa herë”, vazhdon ky burim. Kushedi se si do të reagojë e dashura e Di Caprios…