Dhunoi të fejuarën dhe kërcënoi vjehrrin, pranga 23-vjeçarit

Një 23 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Tiranës është arrestuar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të fejuarës së tij. Në pranga të policisë ka rënë Besart Bytyçi, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Lajme

19/04/2016 23:09

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 4 prill 2016, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të fejuarës së tij, shtetases A. Xh., duke e futur në një gjendje të rëndë ankthi e stresi për sigurinë vetjake. Ky shtetas ka kanosur në mënyrë serioze për jetën dhe me anë të telefonit edhe vjehrrin e tij, shtetasin Ç. Xh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Kanosje”, “Dhunë në familje” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”./shekulli