Dhunohet dhe grabitet studentja në mes të Tiranës

Një studente ka rënë pre e dhunës së një grabitësi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Mahmut Fortuzi”, pak metra larg vendit të njohur si “Selvia” në rrugën e “Dibrës”.

Lajme

27/06/2016 23:20

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se, një grabitës i mori vajzës telefonin. Në momentin e ngjarjes, e reja, që mësohet se është studente, nuk e ka lëshuar telefonin nga dora.

Por hajduti më pas e ka sulmuar duke e goditur dhe rrëzuar. E reja ka rënë në tokë, ndërsa mësohet se është rrëzuar në një shkallë pallati, duke marrë disa dëmtime.