Dhuna barbare mbi investitorin libanez, dyshime mbi një biznesmen nga Durrësi

Pista kryesore e hetimit për dhunën e ushtruar ndaj biznesmenit libanezo-amerikan Faad Mitri është ajo e konfliktit për pronën.

Lajme

14/09/2016 09:24

Duke rrëfyer të gjithë ngjarjen, 54-vjeçari ka rrëfyer para hetuesve se edhe më herët ka pasur kërcënime nga persona që nuk i njihte apo persona që nuk i kishte parë ndonjëhërë.

Burime konfidenciale për “Gazeta shqiptare” pohuan se dyshohet se pa dhunës barbare të ushtruar ndaj biznesmenit, fshihet një biznesmen nga qyteti i Durrësit.

“Nuk mund të japim asnjë emër konkret për shkak se çështja është ende nën hetim, por jemi duke hetuar mbi një biznesmen nga Durrësi,” thanë burimet.

I shtruar në një spital privat në Tiranë, biznesmeni ruhet nën masa të rrepta sigurie nga komisariati nr.6.