Dhëmbë të bardhë “si bora”, me vetëm 2 përbërës

Një buzëqeshje e bardhë dhe e shndritshme është ''aksesori'' më i mirë që mund të vendosim, por ndonjëherë dhëmbët ndryshojnë ngjyrë e bëhen të verdhë, duke krijuar një shqetësim estetik e jo vetëm, për shumë prej nesh.

Lifestyle

17/01/2019 09:57

Por çdo gjë e ka një zgjidhje. Blogerja e modës Farah Dhukai ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj sekretin që fshihet pas dhëmbëve të saj të bardhë si perla. Sipas modeles, duhen vetëm dy përbërës për t’i zbardhur dhëmbët brenda disa minutave.

Ajo kombinon një lugë gjelle vaj kokosi me pak Shafran Indie për të krijuar pastën, të cilën e aplikon më pas në dhëmbë me anë të furçës së dhëmbëve. Pastën e mban për pesë minuta dhe më pas e shpëlan gojën. Nuk do të shihni ndryshime drastike që në fillim, por ideja është që nëse e përsërisni këtë metodë disa herë në javë, dhëmbët do të fillojnë të zbardhen gradualisht.

Kjo për shkak të Shafranit të Indisë, i cili ndihmon për heqjen e pllakës bakteriale. Vetitë e tij antioksiduese dhe antiinflamatore bëjnë që të jetë i duhuri për shëndetin oral. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se Shafrani i Indisë mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e prishjes së dhëmbëve.

Modelja përdor edhe një përbërës tjetër, vajin e kokosit, i cili heq po ashtu njollat në dhëmbë.