Detyronte shqiptaren të prostituonte, arrestohet tutori

Një person u arrestua në Itali pasi kishte detyruar të prostituonte një 17-vjeçare shqiptare.

Lajme

03/04/2016 14:15

Mediat italiane bëjnë me dije se vajza shqiptare kishte mbërritur në Itali para disa muajsh bashkë me mikun e saj.

Ata qëndronin në banesën e të arrestuarit, i cili  ishte shok me të njohurin e 17-vjeçares shqiptare që e kishte detyruar atë që të prostituonte.

7 persona të tjerë ranë në prangat e policisë gjatë operacionit të zhvilluar në zonën Villaricca.