Detaje shtesë nga sulmi në Belgjikë

2 zyrtarë policorë dhe një person civil janë vrarë nga të shtënat me armë Një person ka shtënë mbi 2 police femra si dhe një civil në qytetin Liege të Belgjikës. I armatosuri gjithashtu ka marrë peng një pastruese të një shkolle para se të vritej nga policia.

Bota

29/05/2018 18:23

4 tjerë oficerë policorë janë lënduar. Motivi i sulmuesit ende nuk dihet, por incidenti cilësohet si terrorizëm. Burime të policisë kanë cituar në media lokale se personi është dëgjuar duke bërtitur “All-llahu Akbar”.

Prokuroria deklaron se personi ka sulmuar oficeret policore me thikë nga mbrapa, duke arritur t’a marrë një armë nga to duke hapur zjarr.

Nga të shtënat është vrarë edhe një 22 vjeçar që ishte pasagjer në një veturë të parkuar./21Media