Detaje nga vrasja në Durrës, viktima me precedentë penalë

39-vjeçari Shpëtim Shala është gjetur i vrarë me armë zjarri rreth orës 15:00 në Durrës. Vrasja ka ndodhur në zonën e Plazhit, në sektorin “Iliria”.

Lajme

08/05/2016 16:53

Sipas dëshmitarëve të pranishëm në vendin e ngjarjes, viktima është Shpëtim Shala, 39 vjeç i cili është pronar i disa dyqaneve në këtë zonë. Mësohet se 39-vjeçari është gjetur i vrarë në një makinë tip “Volkswagen” 5, i cili ndodhej pranë një lokali, ai është ekzekutuar me tre plumba pistolete.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar skenën e krimit, ndërkohë që autori nuk është identifikuar ende.

Shpëtim Shala është një emër i njohur për policinë e Durrësit. Sipas bluve të këtij qyteti, Shala ishte me precedentë të mëparshëm penalë, i skeduar më herët për posedim lëndësh narkotike.