Dëshmia prekëse: Dy minuta i ndanë nga vdekja pasagjerët në autobus

Një tjetër dëshmi e rëndë është dhënë për shpërthimin e autobusit që ndodhi sot në qytetin e Krujës.

Lajme

27/05/2016 19:23

At Lluka Gjergji ka treguar për “Ora News” se, djegia e autobusit ndodhi në harkun kohor të dy minutave, pasi shoferi ndaloi i sinjalizuar nga tymi.

“ Ishte një ekskursion për t’u çlodhur me besimtarët, do të shkonim në Shkodër dhe në Ulqin. Sa ndjemë tymin ndaluam, shoferi hapi kroskotin, në 2 minuta autobusi mori flakë”.

At Lluka Gjergji ka rrëfyer se ndihmën e parë e morën nga një qytetar i Krujës, i cili theu xhamat e autobusit.

“Ndihma e parë na erdhi nga një krutan, ai theu xhamin. Zonja që mbeti aty nuk mund të dilte nga autobusi. Unë isha në vendin e parë në të njëjtin drejtim dhe më shtynë. Pashë njerëz që bërtisnin e shkelnin njëri-tjetrin. Njerëzit dilnin me flakë. I shuam jashtë. Ne ishim 4 meshkuj në autobus. Të tjerat zonja”.

Prifti thotë se nuk ishte në dijeni të ndonjë defekti të autobusit.

“Gjatë rrugës nuk pati nxehje dhe probleme. Gjendja e mjetit ishte në rregull mesa di unë. Fatkeqësi e madhe për ne. Perëndia të na falë gjynahet tona”.