Dermatologët paralajmërojnë, produktet që nuk duhet t’i vendosni kurrë në lëkurë – Lajmi.net
Dermatologët paralajmërojnë, produktet që nuk duhet t’i vendosni kurrë në lëkurë
Autori: Lajmi.net BotaLifestyleShëndeti 9:46, 12 July 2017
Për të pasur një lëkurë të butë e plot shkëlqim, femrat do të ishin të gatshme të vendosnin çdo gjë në fytyrë, por disa produkte janë të ndaluara rreptësisht nga dermatologët

Ndonëse maskat natyrale janë një zgjidhje shumë e mirë kundër problemeve të ndryshme të lëkurës, shumë përbërës qofshin natyralë apo jo mund të irritojnë këtë të fundit. Ja çfarë është e ndaluar të vendosni në fytyrë

Skrabet gërryese

Në vend të skrabeve gërryese, do të ishte më mirë të përgatisnit një të tillë vetë në shtëpi me sheqer e vaj ulliri. Skrabet kozmetike mund të jenë shumë të ashpër për lëkurën tuaj duke jua lënë të acaruar e të skuqur.

Produkte me bazë alkooli

Përpara se të blini një produkt, sigurohuni të lexoni etiketat ! Shmangni përdorimin e produkteve me bazë alkooli, pasi ky i fundit ka tendencën të acarojë lëkurën duke jua tharë.

Krem hidratant me bazë kolagjeni

Kolagjeni prodhohet nën lëkurë dhe është e pamundur që lëkura ta përthithë përmes stresës së jashtme të lëkurës. Një krem hidratant me bazë kolagjeni do të ishte thjesht një investim i pavlerë sepse ju nuk do të përfitonit asgjë.

Sfungjeri mund të largojë shtresat e vdekura të lëkurës, por në fytyrë ju nuk duhet ta përdorni kurrë pasi lëkura në këtë zonë është shumë e ndjeshme.

Fjalët kyçe: dermatologët, produktet

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Stealth Sniper
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Turbo Racing 3