Der Standard: Kosova e Bosnja iu gëzuan zgjedhjes së liberalit në krye të Austrisë

Në Kosovë dhe Bosnjë po merret frymë më lirshëm që nga e hëna kur në Austri u zgjodh President, liberali Aleksander Van der Bellen.

Lajme

24/05/2016 10:46

Gazeta”Der Standard” e Vjenës nis kështu shkrimin e saj, për ndikimin që e ka kjo zgjedhje në Ballkan.

Madje në rreshtat e parë prestigjiozja citon shkrimin në Twitter të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili pos urimit për Van der Bellen, në postim shkruan se “Austria mbetet partner i madh i Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”.

Ndryshe kandidati tjetër nga e djathta ekstreme, Norbert Hoffer, që humbi garën për President, njihet si kundërshtar i ashpër i pavarësimit të Kosovës, derisa ka respekt të madh për Republika Srpskan në Bosnjë.

Për këtë nga Sarajeva zyrtare kanë ardhur lajme përshëndetëse për humbjen e Hofferit dhe fitoren e Van der Bellen, pasi që i pari pati thënë se nëse bëhet kryetar i shtetit austriak, do të kishte takime dhe me presidentin e Republikës Srspka,  Milorad Dodik, përcjell Klan Kosova