Deputetja Musliu midis Beogradit: Kosova kurrë s’ka qenë e as nuk do të jetë Serbi (Audio)

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila po qëndron në Beograd bashkë me deputet të tjerë kosovarë, u ka kërkuar kolegëve të saj serbë që ta pranojnë Kosovën shtet të pavarur.

Lajme

25/04/2015 19:15

Ajo u ka bërë me dije atyre se njohja e Kosovës nga ana e Serbisë do të garantonte qetësinë në Ballkan.

Musliu përveç këtij fjalimi, gjatë vizitës në Beograd ka mbajtur me vete në xhaketë edhe flamurin e Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë udhëtuar për në Beograd, për të marrë pjesë në forumin e organizuar nga “Council for Inclusive Govermance” (CIG) me temën “Parlamentet e Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i marrëdhënieve, që do të mbahet të shtunën.

Në mesin e deputetëve që kanë udhëtuar në Serbi janë edhe Blerta Deliu Kodra, Besim Beqaj, Agim Aliu, Sadri Ferati, Lirije Kajtazi, Ilir Deda, Donika Kadaj Bujupi, Margarita Kadriu, Bardhyl Metaj, Teuta Sahatqija, Blerim Shala dhe Slobodan Petroviq. (Express)

http://www.dailymotion.com/video/x2nyfat_ganimetja-ne-beograd_news?start=2