Deputetët e pozitës duan që Demarkacioni të procedohet për votim

Deputeti Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar që Projektligji për demarkacionin me Malin e Zi, të procedohet për ratifikim.

Lajme

09/08/2016 10:46

Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, Beqiri ka deklaruar se ky projektligj duhet të përkrahet dhe të dërgohet për ratifikim, raporton lajmi.net

“Duhet të dërgohet për votim në Kuvend sepse kështu do të bëhej ligjore kjo çështje”, ka thënë Beqiri.

Ndërkaq, në cilësinë e vëzhgueses, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e ka kundërshtuar procedimin e demarkacionit për votim në Kuvend, duke thënë se Qeveria pa i argumentuar qëndrimet e tryezës po synon me votua këtë çështje. /lajmi.net