Dënohet me 1 vit burg djali i deputetit

Gjykata ka dënuar me 1 vit burg djalin e deputetit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Mëhill Fufi. 17-vjeçari G.Fufi u kap me armë pa leje në fund të vitit të shkuar.

Lajme

17/05/2016 15:19

Ai pati një konflikt me disa persona të cilët i kishin ngacmuar të dashurën.

Pasi i dhunoi, Fufi mbante me vete një pistoletë nga frika. Pistoletën e kishte fshehur në çantën e një shoqeje klase.

Dënimi i adoleshentit dhe shoqes së tij u konvertua në shërbim prove për shkak të moshës së vogël.