Dënohen gjashtë rusë për rekrutim të militantëve islamikë

Një gjykatë në qytetin jugor rus Astrakhan ka dënuar gjashtë burra me shtetësi me burgim deri në shtatë vjet, të akuzuar për rekrutimin e xhihadistëve në Rusi dhe jashtë vendit.

Bota

22/09/2014 18:37

Një hetues rus ka thënë sot se gjashtë të dënuarit, të gjithë lokalë, janë të akuzuar për përfshirje në veprimtari terroriste dhe posedim të paligjshëm të municioneve, transmeton REL.

Sipas hetimeve, ky grup ka rekrutuar ‘xhihadistë’ për t‘iu bashkuar militantëve të Shtetit Islamik në Siri e Irak.

Gjashtë personat janë arrestuar në vitin 2013. Sipas autoriteteve, në shtëpitë e tyre janë gjetur literaturë ekstremiste, eksplozivë dhe municione të ndryshme.