Dënimi i Ivanoviqit: Një i pranishëm në seancë, shanë rëndë gjykatësit (Video)
Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ku u mor vendimi për liderin e Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviq, në momentet që po lexohej aktgjykimi nga gjykatësja rumune e EULEX-it, Roxana Comsa, ka pasur shumë reagime dhe zhurmë që pengonin mbarëvajtjen e seancës.
Lajme
Po ashtu, gjatë kohës sa lexohej arsyetimi i vendimit në publik, u dëgjua një qeshje, që nxiti gjykatësen të kërkojë përjashtimin e personit në fjalë nga seanca.
“Ju lutem për qetësi dhe kujt nuk i pëlqen të qëndrojë këtu, le të dalë jashtë. Ka kaluar koha kur vendimet merreshin në publik e jo në Gjykata”, është shprehur gjyqtarja.
Personi nga publiku i cilit iu kërkua të dilte jashtë, doli, por ai duke dalë e ofendoi atë në gjuhën angleze, duke iu drejtuar me “Fuck you” gjykatëses.