Dënim me varje për nëntë meshkujt që dhunuan një grua

Në Teheran janë dënuar me varje 9 meshkuj për dhunimin e një gruaje në Iran, njoftojnë mediat iraniane.

Bota

23/09/2018 18:15

E përditshmja iraniane “Daily Arman” raporton se 9 meshkujt e kryen aktin në provincën jugore të Farsit, transmeton lajmi.net.

Një zyrtar krahinor kishte thënë se gruaja e kishte tërhequr aktakuzën, por që autoritetet ishin të vendosura ta zbatojnë dënimin.

Dënimi me varje hyri në funksion pasi Gjykata e Lartë e Iranit rifitoi rastin në fillim të muajit./Lajmi.net/