“Deminimi i plotë i zonave të minuara do të zgjatë edhe 8 vite”

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Ahmet Sallova, drejtori i Qendrës Koordinuese për Deminim në MFSK flet për aktivitetin e kësaj qendre, Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në deminimin e zonave që ende janë të minuara në Kosovë.

Lajme

04/04/2017 08:43

Sallova thotë se diminimi i zonave të minuara koordinohet nga kjo qendër kurse bëhet nga FSK dhe ndihmohet nga Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe ndihma e qytetarëve.

“Kosova ka pas një hapësirë të minuar që në e kemi ndarë në 520 zona, por falë punës së palodhshme deri më tani është bërë një punë e madhe dhe janë deminuar shumica e tyre, kurse kanë mbet për deminim edhe 111 zona”, ka thënë Sallova për RTK.

Ai tregon se tani është duke u punuar në deminimin e këtyre 111 zonave të cilat, sipas tij, janë në vende të vështira dhe për këtë kërkohen edhe 8 vite punë.

“Deri më tani kemi pasur mbi 2000 raste kur u jemi përgjigjur thirrjeve të qytetarëve. Për fat të keq ka pasur edhe dhjetëra qytetarë të vdekur e mbi 100 të plagosur kur qytetarët kanë hasur në mina dhe ato kanë shpërthyer”, thotë Sallova.

Ai kërkon nga qytetarët që mos i prekin, të mos i lëvizin objektet e dyshimta, por ti lajmërojnë policinë e pastaj policia njofton Qendrën koordinuese për deminim.

Sallova, falënderojë SHBA-në për ndihmën e dhënë në trajnim, si dhe ndihmën në pajisjen e nevojshme për deminim, që i ka dhuruar kësaj qendre dhe FSK-së.