Demaku: 200 mijë vajza kosovare të pamartuara, i vdekuri dhe çupa s’mbahen në shtëpi

Daut Demaku, autor i shumë librave dhe shkrimeve të medimit pozitiv, ka ngritur alarmin e rënies së martesave dhe rrjedhimisht edhe lindjeve në Kosovë.

Lajme

19/05/2015 11:57

Ai përmes një postimi në Facebook, i bënë thirrje të rinjve kosovarë që të martohen, dhe të lindin fëmijë, se vetëm në këtë formë mund të kemi një shtet normal.

Komenti i Demakut:

Bisedova një ditë me një njohës të mirë të demografisë.

Më tha: nuk kemi të dhëna të sakta, por sipas ligjeve demografike në Kosovë janë afërsisht 200 mijë vajza të pamartuara. Më shkoi mendja të katër detyrat e shpejta, dy prej të cilave thonë: i vdekuri dhe çupa nuk mbahen në shtëpi! Askujt në këtë vend nuk i shkon mendja të merret me këtë dramë të individëve dhe me këtë tragjedi kombëtare! Nuk ka shtet normal në botë që nuk shqetësohet për një mijë ushtarë. Ne nuk na bëhet vonë as për 200 mijë sish. Prandaj, ju të ri e të reja, leni llafet e matematikat dhe – MARTOHUNI! Ta dini se sa më shumë njerëz të ketë, aq më të pasur do të jemi.

 

Me dashuri, Daut Demaku