Delawie: Duhet të punohet shumë për të zvogëluar tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë e ka komentuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Lajme

09/09/2018 18:54

Në një postim në Twitter, ai ka shkruar se kjo ishte një fundjavë e vështirë dhe shpreson se do të jetë pikë kthese pozitive.

“E pranoj se ka qenë një fundjavë e vështirë. Vlerësoj përpjekjet e bëra për të ruajtur sigurinë. Protestat paqësore më së miri do ta shfaqnin Kosovën që unë e njoh”, ka thënë Delawie.

“Duhet të vazhdohet që të punohet shumë për të zvogëluar tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për të normalizuar marrëdhëniet”, ka shtuar ai.

“Shpresoj se kjo fundjavë do të shihet si një pikë kthese pozitive”, ka shkruar Delawie në Twitter.