Pamje nga aksidenti i tmerrshëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (Video)

Pak ditë më parë në Tiranë u shënua një aksident i tmerrshëm, ku për shkak të mungesës së sinjalistikave të rregullta në semaforë, kanë mbetur të dëmtuara makinat si dhe personat që i drejtonin ato.

Lajme

07/05/2016 09:48

Makinat janë përplasur shumë keq në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”. Siç duket në videon e sapoardhur nga raportuesit e Jetaoshqef.al arsyeja e përplasjes së këtyre makinave është futja me të kuqe e njërës prej tyre.

Makina tip “Golf” ka ardhur nga lart me shpejtësi duke mos respektuar sinjalistikën rrugore dhe është përplasur në kryqëzim me një makinë tip “Fiat”. Megjithëse përplasja ishte shumë e fortë, nuk ka pasur të lënduar.

YouTube player