Del në shitje albumi i parë i Bebe Rexhës

Bebe Rexha, padyshim se është njëra ndër artistet më të suksesshme shqiptare.

ShowBiz

22/06/2018 15:12

Dhe tani, këtë e ka dëshmuar me këngët dhe hitet e njëpasnjëshme që i ka sjell për fansat e saj, e ndërkaq së fundmi ajo vjen edhe me album, shkruan lajmi net.

Ky është albumi i parë i Bebes “Expectations”, ku përmbanë gjithsej 14 këngë, përfshirë: “Ferrari”, “I’m a Mess”, “2 souls on Fire”, “Meant to Be” dhe “I Got You”.

Ajo po ashtu, javën e kaluar në një revistë të huaj tregoi se ka bërë tekste për shumë fytyra të njohura publike, ndër të cilat është edhe Rihanna.

Albumi qysh nga fillimi u rendit në dhjetë vende evropiane e nga ana tjetër Rexha po punon edhe në projekte të reja. /Lajmi.net/