I dehuri kundërshton policinë: Më lër të iki se kam halle (Video)

Një qytetar nën efektin e alkoolit është arrestuar pasi ka kundërshtuar efektivët e Policisë Rrugore gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Lajme

23/05/2016 22:03

Efektivi e ka ndaluar drejtuesin e mjetit, të cilit i kërkon që të bëjë testin e alkoolit. Por qytetari e kundërshton duke i thënë se ka hallet e veta dhe se është nga Berati jo nga Fieri.

Drejtuesi: Po ça t’i fryj, unë po të them jam në hallin tim, më lër të iki, unë jam këtu nga Berati s’jam nga Fieri ore vëlla.

Polici: Ça po të bëjmë ne ty? Do ikësh në Komisariat dhe mbrapa nuk do dalësh dot më, të lutem.

Drejtuesi: Ore dale të dal nga makina po të them, nuk ia bëj njeriu borxh unë po të them.