Dega e V-të e LDK-së në Prishtinë përkrah zhvillimeve politike të kryeministrit Mustafa

Është mbajtur takimi i rregullt i kryesisë së degës së V-të të LDK-së në Prishtinë dhe strukturave të saja, me ç’rast është diskutuar për zhvillimet politike në vend, e në veçanti çështja e demarkacionit.

Lajme

27/04/2017 08:41

 

Në këtë takim i është dhënë përkrahje e plotë proceseve politike të udhëhequra nga kryeministri i Kosovës z. Isa Mustafa, ku është zotuar gatishmëria për mobilizimin e të gjitha strukturave të kësaj dege për mbështetjen në aprovimin e marrëveshjes për demarkacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ndër të tjera, strukturat e kësaj dege shtruan nevojën e intensifikimit të aktiviteteve në prag të zgjedhjeve lokale, me qëllim të koordinimit të plotë të veprimeve me të gjitha degët e tjera në Prishtinë dhe kthimin e sigurtë të udhëheqjes së kryeqytetit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.