Deda: Shumica e elitës politike në Kosovë s’e kupton Serbinë, ajo është transparente

Ilir Deda nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se fushatat zgjedhore janë një papërgjegjësi e Qeverisë, sepse sipas tij nuk duhet lejuar askujt të vijë e të sillet si “në bahçe të babës” në Kosovë.

Lajme

14/04/2016 21:59

“S’ki nevojë me i dhonë leje kërkujt hiç me ardhë e me u sill si në bahçe të babës e me dhënë deklarata çfarë kanë dhënë Dacic e Vucic. Serbët e Kosovës kanë të drejtë të votojnë për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, kanë të drejtë, por jo me eksperimente”, ka thënë Deda.

“Shumica e elitës politike në Kosovë se kupton Serbinë. Serbia është shumë transparente. Ata e thonë direkt se çka duan edhe në fushatë e edhe kur nuk janë në fushatë. Ata te vetën e thonë sepse funksionojnë si shtet normal”, tha Deda në emisionin ‘Jeta në Kosovë’./Express