Deda: Vetëm Kuvendi mund ta shpëtojë Kosovën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, në emisionin "DPT Te Fidani", ka folur për mundësin e ndarjes së Kosovës. Ai ka thënë se askush në Kosovë nuk e përkrah idenë e shkëmbimit të territoreve.

Lajme

19/09/2018 23:00

Deda në “DPT Te Fidani”, ka thënë se nuk mund të lejohet që as të flitet në Bruksel për ndarjen e Kosovës.

“Kuvendi mund ta shpëtoj tash për tash Kosovën. Mendoj se i vetmi vend i shpëtimit të vendit është Kuvendit. Ne duhet ta ndalim Hashim Thaçin që mos të flas për ndarje të Kosovës”, ka thënë Deda.

Ai ka thënë se Thaçi nuk ka kompetenca që të flas me Serbinë në emër të Kosovës.

“ Hashim Thaçi nuk ka kompetenca të flas në emër të Kosovës. Ai nuk është edhe i ditur ta bëjë këtë”.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, thotë se Kosova nuk ka nevojë që t’i përshtatet politikes se Serbisë.