Davutoglu paralajmëron intervenim tokësor kundër ISIS-it

Kryeministri turk Ahmed Davutoglu ka paralajmëruar sinjale për hyrje te forcave tokësore ne lufte kundër ISIS-it.

Bota

10/11/2015 21:34

Në një intervistë për CNN me Christianne Amanpour, Davutoglu tha se nuk përjashton dërgimin e forcave tokësore për lufte kundër ISIS-it.

“Dërgimi i trupave tokësore është diçka te cilën duhet ta diskutojmë se bashku me forcat e tjera te koalicionit. Ka nevojë për një strategji të integruar, me fushatë të kombinuar ajrore dhe tokësore. Por Turqia si e vetme nuk mund ta marrë këtë barrë. Nëse kemi një koalicion dhe një strategji te hartuar mire, Turqia është e gatshme te marr pjese ne te gjitha këto përpjekje”.

Davutoglu me tej deklaroi se po ndërmerr sulme ajrore ne kuadër te koalicionit, por tha se kjo nuk mjafton.