Dalin tre emra nga Maqedonia në ‘Panama Papers’

Në internet faqen e Konzorciumit ndërkombëtar të gazetarëve hulumtues, ku dhe u bënë të qasshme materialet e quajtura Dokumentet e Panamasë, nga Maqedonia deri më tani janë shfaqur tre persona: Roland Zllatku, Slobodan Spasovski dhe Aleksandar Panovski.

Lajme

10/05/2016 10:53

Sipas të dhënave të Konzorciumit ndërkombëtar të gazetarëve hulumtues, Panoski ndërlidhet me kompaninë “Orient Oil and Gas Limited”, e cila është regjistruar në një adresë në Ishujt e Virgjër Britanikë.

Spasovski ndërlidhet me kompaninë “Fisn Del Limited”, e regjistruar në ishujt Sejshell, ndërsa Roland Zllatku ndërlidhet me kompaninë “Eniston Developmnet Corporation”, me adresë në Shangai, Kinë, ndërsa e regjistruar në Ishujt e Virgjër.

Që nga publikimi fillestar i mega-aferës së Konzorciumit ndërkombëtar të gazetarëve hulumtues, „Dokumentet e Panamasë“, ishte theksuar nga hulumtuesit se posedimi i “of-shore” kompanisë diku në botë, nuk është diçka e paligjshme.

Kompanitë të cilat më së shpeshti i zgjedhin destinacionet “of-shore” për regjistrim, këtë e bëjnë për shkak të tatimeve dhe të dhënave tjera të ulëta.

Duhet përmendur edhe se kompanitë dhe personat të cilët i publikoi Konzorciumi ndërkombëtar i gazetarëve hulumtues janë të lidhur vetëm me një firmë juridike “of-shore”, Mossack Fonseca, e katërta në botë për nga madhësia.