Dafina Zeqiri më e ëmbla për Rita Orën

Këngëtaret shqiptare po vazhdojnë të na bëjnë krenarë në arenën ndërkombëtare.

ShowBiz

09/12/2018 13:44

Dafina Zeqiri përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram, shkroi fjalë miradie për Rita Orën, Dua Lipën dhe Bebe Rexhën, shkruan lajmi.net.

Ishte Rita ajo e cila ka ripostuar në faqen e saj statusin e Dafinës, ku tregon se Rita ishte ndër shqiptaret e para që arriti famën më të madhe në botë.

“Më e ëmbla Dafina Zeqiri”, ka shkruar Rita mbi fotografi.

Kujtojmë që Rita Ora po shijon suksesin e albumit “Phoenix” dhe është shumë aktive me koncerte. /Lajmi.net/