Daçiq, SHBA-së dhe Britanisë: Serbia nuk është thes për goditje

Zv.kryeministri i Serbisë, i është drejtuar përfaqësuesve në Këshillin e Sigurimit, duke pretenduar se po argumenton kundër pavarësisë së Kosovës.

Lajme

01/03/2016 00:21

“Çfarëdo që ka ndodhur me neve, mund t’ju ndodhë vendeve të juaja. Mos thoni se nuk duhet të llogaritni dhe për këtë arsye nuk mund ta njohim pavarësinë dhe po të ishte Kosova e pavarur, Vlora Çitaku do të ishte përfaqësuese e një shteti të pavarur dhe do të themelonin asociacionin”, ka deklaruar Daçiq.

Ai ka shtuar se nuk ka dashur të flas për një gjë të tillë, por ka thënë se deri më tani në seancën e Këshillit të Sigurimit, është folur vetëm kundër Serbisë.

“Secila seancë është shfrytëzuar për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe i falënderoj të gjitha vendet që nuk e kanë bërë këtë, jo si favor për Serbinë, por sepse është e drejtë ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Daçiq është shprehur se mezi pret që një gjë e tillë t’i ndodhë edhe ndonëj shtetit tjetër.

“Mezi pres të shoh një vend tjetër që është duke u ballafaquar me një problem të tillë. Është lehtë të flitet për sovranitetin e vendeve të tjera, por ky trup nuk do të duhej të bazohej në këtë dhe kërkoj që nga Britania dhe SHBA që para se të nisin seancat të marrin një fakt që Serbia nuk mund të jetë thes i goditjes”, ka përfunduar ai.