Daçiq: Serbia nuk e ndryshon politikën e saj ndaj vendeve që janë kundër pavarësisë së Kosovës  

Evropa nuk është në kundërshtim me marrëdhëniet miqësore të Serbisë me shtetet e tjera.

Lajme

17/07/2017 23:35

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i pyetur mbi pozitën e Serbisë në lidhje me BE-në, NATO-n dhe Rusinë.

Po ashtu, Daçiq rikujtoi se politika serbe mbi këtë çështje nuk ka ndryshuar, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi të vendosur për Evropën sepse besojmë se kjo është në interesin më të mirë të qytetarëve serbë. Nga ana tjetër kemi edhe qëllime tjera strategjike dhe prioritete të tilla si ruajtja e sovranitetit tonë dhe integritetit si dhe parimin e neutralitetit ushtarak për të përmirësuar marrëdhëniet tona me miqtë tradicional si Rusia dhe Kina e një numër të vendeve tjera”, deklaroi Daçiq.

Sipas tij, Serbia ka interes të ruaj marrëdhëniet edhe me  Indinë, vendet e shumta afrikane dhe latino-amerikane pasi ato e mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë kur është fjala për shpalljen e pavarësisë së njëanshme të Kosovës./Lajmi.net/