Daçiq kërkon vazhdimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka takuar ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së për misione paqeje, Abu El-Gasim, ku ka biseduar për rëndësinë që Serbia i kushton misionit të kësaj organizate në Kosovë.

Lajme

01/06/2016 15:46

Ai ka thënë se është e rëndësishme që OKB të mos e ndryshoj dhe e zvogëloj prezencën e saj në Kosovë, thuhet në njoftim të ministrisë së jashtme serbe, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, Daçiq ka kërkuar nga përfaqësuesi i OKB-së që ta bëjë të mundur pjesëmarrjen e Serbisë në misione të paqes në mbarë botë. Në takim ishte prezent edhe shefi i misionit të UNMIK-ut, Zahir Tanin. /lajmi.net