Daçiq ia kujton Pacollit se në vitet e fundit Kosova i ka marrë vetëm pesë njohje

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se ka një bllokadë në njohjen e pavarësisë së Kosovës duke shtuar se në vitet e fundit kjo u bë vetëm nga pesë vende.

Lajme

29/05/2018 10:14

Daçiq ka shtuar se Serbia kurrë nuk do të pranojë aktin e ‘njëanshëm’ të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Disa vende kanë tërhequr njohjen e pavarësisë dhe shpresojë që numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën të bie nën 100”, ka thënë ministri serb për ‘TV Pink’, përcjell lajmi.net.

Çdo ditë unë thërras një vend për të parë se çfarë ata po bëjnë. Këto ditë kam thirrur në Moldavi, Nigeri..”, është shprehur Daçiq.

Ai ka theksuar se është i rëndësishëm aktiviteti i fuqishëm diplomatik mirëpo Serbia duhet të jetë e fortë e të loboj edhe në Uashington./Lajmi.net/