Costa në Kinë, Chelsea transferon super yllin e Realit (FOTO)

Chelsea kërkon një sulmues nga Real Madrid në rast të largimit të Diego Costas për në Kinë.

Merkato

14/01/2017 09:02

Diego Costa ka marrë një ofertë të madhe nga Kina.

Andaj, e ardhmja e tij në Chelsea është në dyshim. Por, “Blues” kanë reaguar shpejtë duke indentifikuar një zëvendësues të tij nga Real Madrid, raportojnë mediat britanike.

Antonio Conte në rast të largimit të Costas do ta tentojë blerjen e sulmuesit Alvaro Morata, përcjell “lajmi.net”.

Morata pëlqehet nga Conte që beson se ai mund të jetë zëvendësues i denjë i spanjollit. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6