Çka thotë Hoxhaj për Demarkacionin?

Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj për herë të parë pas zgjedhjeve në vend ka folur për tema të mëdha, të cilat sipas tij, duhet t’i përfundojë qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Lajme

18/09/2017 13:58

Hoxhaj për telegrafin  ka thënë se është detyrë e këtij koalicioni me përmbyll shtetndërtimin.

“Tema të tilla si shndërrimi i FSK në Ushtri të Kosovës, demarkimi i kufirit me Malin e Zi, ushtrimi i së drejtës për të lëvizur pa viza, krijimi i Asociacionit të komunave serbe, dialogu me Serbinë, që duhet të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës në OKB, ose me njohje reciproke dhe pajtim historik, reforma zgjedhore etj, janë anë tema për të cilat PDK-ja angazhohet të ketë konsensus nacional”,  tha ai.

Hoxhaj shtoi se partitë politike duhet të kenë dialog të brendshëm dhe sipas tij është detyrë e Qeverisë, por edhe opozitës që të kenë qasje të përbashkët lidhur me këto tema, pasi sipas tij, nëse këto nuk kryhen mund të ndodh që temat e njëjta të jenë edhe më 2021.

Ai ka folur edhe për Demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas tij, Komisioni i ri do të merret sërish me çështjen e demarkacionit dhe kjo sipas tij është politikë shtetërore dhe jo partiake.

Hoxhaj tha se lidhur me demarkacionin, PDK nuk ka ndryshuar qëndrim.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka folur edhe për çështje tjera, si formimi i ushtrisë, liberalizimi i vizave, zgjedhjet lokale etj.