Çka mund të mësojmë nga Isa e Hashimi

Ata që synojnë pushtetin dhe i hyjnë politikës për pushtet mund të mësojnë shumëçka prej Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, ka thënë avokati Azem Vllasi.

Lajme

14/12/2014 09:52

Sipas tij, prej Isës mund të mësojnë se në luftë për pushtet duhet të jesh këmbëngulës, kurrë të mos dorëzohesh, edhe kur humb, kurse prej Thaçit mund të mësojnë se në luftë për pushtet asgjë nuk është e shenjtë dhe se me pushtet mund të bësh çfarë të duash.

Në një intervistë më të gjatë dhënë Kohës Ditore të së dielës, ish-funksionari politik ka thënë se numri aq i madh i ministrave është i panevojshëm, ku kriter i rëndësishëm ka qenë akomodimi dhe kënaqja e aspiratave personale e partiake.

Kurse për Listën Serbe, avokati Vllasi ka deklaruar se ajo është në Qeveri për të bllokuar, shantazhuar dhe penguar funksionalizimin e shtetësisë të Kosovës.

(Koha Ditore)