Çka do të thotë Nora për vallëzimin sensual me Leila Krajën, ja reagimi i Robertit

Robert Berisha është një nga konkurrentët e këtij edicioni të "Dance with me".

ShowBiz

06/11/2018 09:10

Robert Berisha në garën e “Dance with me” ka partnere Leila Krajën, me të cilën është pretendent për çmimin kryesor, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, këngëtari kishte realizuar një performancë sensuale bashkë me Leilën, meqë rast ishte pyetur nga Alketa se çfarë do të thotë Nora kur ta shikojë këtë vallëzim të tij.

“Prej momentit kur firmosa kontratën, jam përfshirë në këtë shou, unë jam artist. E përshëndes Norën, gocën time dhe të gjithë ata që po na shikojnë”, ka thënë Roberti.

Kujtojmë që Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë prindër të një vajze me emrin Renee. /Lajmi.net/