Çitaku reagon pas fyerjeve ndaj Kandiqit në Beograd: Ajo është një patriote e vërtetë

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas kërcënimeve dhe fyerjeve drejtuar Natasha Kandiqit, e cila ishte e angazhuar gjatë viteve 98-99 për zbardhjen e krimeve të kryera nga serbët kundër shqiptarëve

Lajme

02/02/2018 16:05

Në një postim të mëhershëm, Çitaku kishte përkrahur propozimin që Kandiq të fitonte çmimin Nobel për paqe, ndërkaq pas këtij propozimi në Serbi kanë filluar linçime, fyerje  dhe kërcënime ndaj  Kandiq, gjë e cila  shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në media, shkruan lajmi.net.

Në një postim të saj në Twitter, Çitaku shkruan se Kandiq, është një trimëreshë e cila ka qenë pranë në momentet më të vështira të historisë sonë, dhe ajo nuk duhet të linçohet në këtë mënyrë.

Çitaku shkruan se beson që fuqia e Kandiq për të folur hapur për krimet e luftës e bën atë të jetë një patriote e vërtetë dhe jo siç është quajtur në Serbi, një tradhtare.

Ky është postimi i plotë i Çitakut në Twitter:

“Natasha Kandiq ishte një ishull i arsyeshmërisë, edhe në momentet më të vështira të  popullit dhe historisë tonë. Ajo është një trimëreshë dhe nuk duhet të kërcënohet në këtë mënyrë. Besoj se fuqia dhe guximi i saj për të folur hapur për krimet e luftës, e bën atë të jetë një patriote të vërtetë serbe, dhe jo një tradhtare”./Lajmi.net/