Cipras, politikani grek më i varfër, ja pasuria e deklaruar

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, sipas të ardhurave vjetore të autoriteteve tatimore është funksionari më i varfër në krahasim me kolegët e tij ministra.

Lajme

12/05/2016 18:29

Këtë ta fundit zotërojnë pasuri që mesatarisht kapin shifrën gjysmë milionë euro.

Të ardhurat e politikanëve helenë për vitin 2015-të u publikuan në faqen zyrtare të Parlamentit grek. Cipras ka paraqitur të ardhura me vlerë 69 000 euro, depozita për 7 000 euro, një banesë prej 114 metra katror dhe një motoçikletë prej 652 kubikësh.

Ndërkohë, Presidenti i Republikës, Prokolis Pavlopulos ka të ardhura mbi 80 mijë euro. Më i pasuri ndër politikanët e rinj është lideri i “Agimit të Artë”, Nikos Mihaloliakos, i cili së bashku me bashkëshorten kanë paraqitur të ardhura prej mbi gjysmë milionë euro.