Çifti Obama feston 23 – vjetorin e martesës

Presidenti Barack Obama dhe Michelle Obama festojnë sot përvjetorin e 23 të martesës së tyre.

ShowBiz

04/10/2015 11:17

Çifti në fjalë është martuar në 3 Tetor të vitit 1992 në Chicago. Të dy sëbashku kanë fituar zemrat e shumë amerikanëve me respektin dhe dashurinë që kanë për njëri –  tjetrin.

Prej gati shtatë vitesh ata jetojnë në Shtëpinë e Bardhë.

Tabloidet e huaja theksojnë se Obama e përmend gruan e tij pothuajse në çdo fjalim që mban, duke mos neglizhuar respektin për familjen e cila është e shenjtë./tvklan.al