Çfarë ndjen nëna në muajin e nëntë të shtatzënisë

Keni arritur në muajin e 9 të shtatzënisë? Ja cilat janë disa nga ndryshimet që do të ndieni në trup, si dhe çfarë do të ndodhë me fëmijën tuaj.

Lifestyle

29/05/2017 01:02

Duhet të dini se shtatzënia sipas kalendarit lunar (1 muaj=4 javë pra 28 ditë) do të zgjasë 10 muaj.

Duke qënë se nuk dihet data e saktë kur ka ndodhur fekondimi, si dita e parë e shtatëzanisë do të konsiderohet dita e parë e ciklit të fundit.

Ato çfarë gruaja ndien gjatë muajit të 9 të shtatzënisë
• Ndien një ndjesi të çuditshme në vaginë gjë e cila shkaktohet nga shtypja e kokës së fëmijës;
• Do të fillojë të ndiejë dhimbje shpine;
• Qafa e mitrës fillon të përgatitet për lindje dhe për këtë arsye do të ndieni kontraksionet Braxton-Hicks si edhe rëndesë apo lodhje.
Ndjesitë e fëmijës gjatë muajit të 9-të
• Ai ka më pak hapësirë në dispozicion dhe me shumë mundësi nëna do të ndiejë vetëm lëvizjet e duarve dhe këmbëve;
• Fëmija tani është rreth 8 herë më i madh nga sa ishte në muajin e 3 dhe pesha është rritur ndjeshëm. Fëmija ka humbur një pjesë të mirë të pushit por mund të ketë ende një pjesë të vogël në zonën e shpinës, ballit dhe veshëve. Thonjtë tashmë janë rritur dhe duhet të priten pas lindjes në mënyrë që fëmija të mos lëndohet.living
• Bebi juaj tani lëviz më pak dhe në vend të një trupi që spostohet plotesisht, do të ndieni gjuajtje dhe presion në zonën pelvike.
• Lëngu amniotik do të rinovohet çdo 3 orë. Zorrët e fëmijës janë plot me mekonium (lëng jeshil i prodhuar nga sekretimi i gjendrave të ushqimit, nga përzierja me pigmentin biliar etj). Ato do të dalin jashtë në formën e feçeve gjatë ditëve të para të jetës.
Si duhet të sillet gruaja?
• Vizitat duhet të bëhen njëherë në javë. Tashmë do të merrni frymë më mirë dhe do të urinoni më shpesh.
• Duhet të ketë gjithçka gati dhe duhet të bëjë përgatitjet e fundit për lindjen.