Çfarë mendojnë qytetarët për Ligjin e ri të Komunikacionit (Video)

Shkeljet e rregullave në trafik dhe tejkalimi i shpejtësisë janë shndërruar në ‘tragjedi për shumë familje’. Të paktën 50 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në aksidente trafiku në gjysmën e parë të vitit, flasin shifrat zyrtare të Policisë së Kosovës.

Lajme

22/09/2016 15:36

Me Ligjin e ri për Trafik, ku parashihen dënime shumë të rënda për shkelësit e rregullave, autoritetet e rendit në Kosovë thonë se aksidentet, sidomos ato me fatalitet, pritet të zvogëlohen.

Edhe disa qytetarë të rastit, para mikrofonit të lajmi.net e mirëpresin këtë ndryshim të ligjit. Ata thonë se më mirë të aplikohen gjoba të larta ndaj shoferëve se sa të kemi çdo ditë fatalitete nëpër rrugët e Kosovës.

“Dënimet prapë janë të ulëta edhe më të shtrenjtë duhet mi bë. Shumë pa kujdesshëm vozisin shoferet. Nuk i respektojnë shenjat. Nuk respektojnë asgjë. Vozisin pa leje e pa regjistrim. Dënimet duhet me u kanë ma të larta”, thotë një qytetar për lajmi.net.

“Dënimet janë shumë të merituara. Nëse duan me shpëtu jetë njerëzit le të shqiptojnë dënime të larta”, tha një qytetar tjetër.

“Dënimet të larta janë do. 1500 euro dënim është shumë e lartë”, ishte një nga deklaratat e qytetarëve dhënë për lajmi.net.