Çfarë janë ‘Periodat mashkullore’, që prekin shumë meshkuj?

Çereku i meshkujve përjeton ‘periodat e meshkujve’; e thonë vetë ata, në një sondazh të fundit.

Lifestyle

01/12/2017 23:35

Meshkujt e marrë në pyetje, tregojnë se përjetojnë simptomat që kanë femrat gjatë periodave, një herë në muaj. Lodhje, këputje, nervozizëm dhe mërzitje e shpejtë.

1/5-at e femrave të marra në pyetje thonë se partnerët e tyre e përjetojnë këtë periudhë më vështirë sesa vetë ato.

Pesë simptomat kryesore të meshkujve ishin nervozizëm, ndjesi lodhjeje, dhe madje kishin edhe dhimbje në fund të barkut. Shumica prej tyre gjithashtu thanë se kishin shumë uri në këtë periudhë, dhe se mërziteshin shumë lehtë edhe për gjërat më të vogla.

Autori i ‘Mashkulli i irrituar”, Jed Diamond, thotë se meshkujt në fakt vuajnë nga sindromat premestruale mashkullore. Ai ka bërë shumë kërkime lidhur me këtë gjendje, e cila njihet si ‘Sindroma e Mashkullit të Irrituar’.

‘Femrat shihen si qenie hormonale ndërsa meshkujt, si qenie racionale’, shkruan ai në librin e tij, ‘Por, meshkujt përjetojnë më shumë cikle hormonale, çka u shkakton luhatje të energjisë, nervozizmit, dëshirës seksuale dhe agresivitetit’.

‘Ka shumë studiues që kanë bërë kërkime për periodat mashkullore, dhe shumë prej tyre besojnë se këto perioda janë në varësi të cikleve të hënës.

Në vitet ’50, një shkencëtar danez i quajtur Allan Ersley zbuloi se nivelet hormonale të meshkujve kishin një cikël riprodhimi prej 30 ditësh. Ai e lidhi rritjen e qimeve të mjekrës me këtë cikël.