Çfarë harroi Berisha gjatë votimit? Ish-kryeministri hutohet, por gazetarja…

Votimet për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike vijojnë ndërsa në garë janë Lulzim Basha dhe Eduart Selami. Në këto zgjedhje nuk ka munguar as vota e ish liderit historik të së djathtës shqiptare, Sali Berisha.

Lajme

22/07/2017 14:48

Ai është paraqitur paraditen e sotme në qendrën e votimit, por duket se ka harruar diçka, një formalitet që e ka bërë tërësisht ndryshe nga të tjerët. Pasi ka përfunduar votimin dhe ka dalë në një konferencë për mediat, një gazetare i kujtoi atij se kish votuar pa kartë anëtarësie dhe pa dokument identifikimi. A do dorëzoni një kartë apo dokument identifikimi zoti Berisha? Ju votuat pa asnjërën prej tyre””, – i thotë gazetarja.

Kuptohet, bëhet fjalë për një hutim të momentit, ndaj duke e komplimentuar, Berisha i përgjigjet “Po, po, ja ku është pasaporta” dhe më pas e dorëzon atë në komision.