Çfarë duhet të dish nëse vesh sytjena

Sytjenat.. ato janë të rëndësishme dhe të nevojshme për shumë nga ne. Dhe me aq opsione që na ofrohen, është e vështirë të dish cila sytjenë është më e mira për ty. Disa ekspertë të të brendshmeve na tregojnë se cilat lloje të sytjenave na nevojiten dhe pse.

Lifestyle

13/01/2016 22:27

Sytjena T-shirt

Çfarë është? Këto janë sytjenat më të rehatshme që mund të kesh. Sytjena T-shirt nuk ka tela, dhe forma e saj i jep gjoksit tuaj një formë natyrale dhe të rrumbullakët. Janë prodhar që të jenë të padukshme poshtë ndonjë T-shirti shumë të ngushtë.

Kujt i duhet? “Një ngjyrë e hapur, dhe një e mbyllur nga këto sytjena janë të nevojshme për çdokë.” Kelly Dunmore, Rigby&Teller.

Kush duhet ta shmangë? “Nuk do ja sygjeroja dikujt me gjoks më të madh, sepse mungesa e telave do të thotë më pak mbështetje. Janë telat ato që e vënë gjoksin tuaj në pozicion. Kështu që pa tela, sytjena ka më pak support, sidomos për njerëzit me gjoks të madh.

Pse duhet ta blesh? “Lejon një vijë të rrafshët nën rrobat tuaja, dhe rehatinë që vjen me gjetjen e masës perfekte.” KD.

_7593426

Sytjena Balconette

 Çfarë është? Më pak mbulim, më shumë pamje gjoksi. “Kjo sytjenë është shumë e rehatshme dhe mbështetëse. I jep gjinjve një formë të rrumbullakosur me një ngritje të madhe.” Emily Murphy, Bravissimo.

 Kujt i duhet? Kjo formë i përshtatet çdokujt. Nuk ka rëndësi çfarë madhësie je, balconette është një formë shumë e mirë e përditshme, me pak finesë.” Holly Mountfort, Figlaeves.

Pse duhet ta blesh? Kjo sytjenë është shumë e mirë për fustane apo bluza të ngushta. Shton volum në pjesën e sipërme të gjoksit. Është sikur t’i fusësh gjinjte në një raft- gjithtë ngushta. Shton volum në pjesën e sipërme të gjoksit. Është sikur t’i fusësh gjinjte në një raft- gjithçka shtyhet nga poshtë, lart.

 

Sytjena Full-Cup

Çfarë është? Është tamam ashtu siç tingëllon – jep gjinjve një mbulim të plotë. E mbulon gjithe bustin dhe i lë gjinjtë tuaj larg gjoksit, pa asnjë shans ikjeje.” KD

Kujt i duhet? “Kjo sytjenë është e bërë për njerëz me gjinj më të plotë në volum dhe madhësi.” KD

Kush duhet ta shmangë? Njerëzit që s’kanë nevojë për support të plotë, ose dikush që kërkon një sytjenë “seksi, transmeton lajmi.net.

Pse duhet ta blesh? I jep gjinjve një formë të bukur dhe duket shumë mirë nën rrolka. Nuk është shumë seksi, por mund të vraposh deri te autobusi me gjithçka në vendin e vet.

Sytjena half-cup

Çfarë është? “Përsëri, është tamam ajo çfarë tingëllon. Mbulon gjysmën e gjinjëve, kështu që gjysma është brenda, gjysma jashtë.” KD

Kujt i duhet? “Ky është opsioni seksi i sytjenave që çdokujt i nevojitet. Është edhe më i përshtatshëm për gjink të lëshuar, më formën e pikës së lotit.”KD

Pse ta blesh? “Edhe pse gjinjtë do jenë në shfaqje, nëse e gjen masën e duhur nuk do dalin jashtë. Ky lloj sytjenash është për efekt më shumë se support.”KD

Sytjena The Plunge

 Çfarë është? ”The Plunge ka një “renië” në mes, gjë që e bën përfekte për fustane të gjata të hapura në mes.” HM

Kujt i duhet? “Çdokush që ka dashur ndonjëherë të veshë fustan të hapur ose bluzë të hapur.

Pse duhet ta blesh? Sytjena Plunge është e dizejnuar që t’i sjëllë gjinjtë më afër njëra-tjetrës. Edhe njerëzit me gjoks më të fryrë mund ta blejnë dhe nëse është masa e duhur, gjithçka do jetë në vendin e vet./lajmi.net