Çfarë do të thonë dhuratat për një femër?

Harroni dhuratat e shtrenjta dhe bizhuteritë e luksit. Ofrimi i pijeve dhe një darkë jashtë është mënyra më e mirë për të bërë për vete femrat.

Lifestyle

01/09/2014 19:13

Harroni dhuratat e shtrenjta dhe bizhuteritë e luksit. Ofrimi i pijeve dhe një darkë jashtë është mënyra më e mirë për të bërë për vete gratë. Kështu thonë shkencëtarët e Universitetit “College” të Londrës, të cilët kanë krijuar një formulë matematike dhe kanë përcaktuar një model për të gjetur mënyrën më të mirë për të bërë për vete femrat, transmeton Lajmi.net.

Rezultatet e kërkimit tregojnë që dhuratat e shtrenjta tregojnë qëllimet serioze të një mashkulli, por e bëjnë pre të lehtë të “gjuetareve” të parasë, të gatshme për ta lënë pasi kanë pranuar dhuratën. “Meshkujt zakonisht nuk u dhurojnë dhurata të shtrenjta femrave, për të cilat nuk kanë interes me afat të gjatë.

Dhe vajzave nuk u bëjnë përshtypje dhuratat e lira. Duke ofruar si dhuratë darkë apo ftesë për në teatër, meshkujt nuk paguajnë asgjë nëse ftesa refuzohet. Nëse femrat nuk janë të interesuara, rrallë do të ndodhë që të pranojnë ftesën”, pohojnë shkencëtarët londinezë. Studiuesit thonë që dhuratat bëjnë pjesë në joshjen si për njerëzit, ashtu dhe për speciet e tjera. Tërheqja fizike është një element i rëndësishëm, por edhe dhuratat ndihmojnë.