Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

Sot në Kosovë do të zhvillohen shumë aktivitete.

Lajme

21/11/2018 07:43

Institucionet publike në Kosovë sot kanë planifikuar të mbajnë disa aktivitete, shkruan lajmi.net.

Më poshtë ju sjellim ngjarjet e ditës së sotme:

09:30

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë, me të cilën konfirmohen zotimet e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitet 2018-2019, në vlerë prej 60.05 milionë euro. Protokolli nënshkruhet nga ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane, Dirk Schattschneider. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P32)

09:30

Koordinatori për kulturë, rini dhe sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. (Objekti i Komunës së Vitisë)

09:45

Zyra Ligjore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me International Finance Corporation (IFC) lansojnë versionin e përditësuar të Regjistrit Qendror të Lejeve dhe Licencave. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, raporton para Komisionit parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në lidhje me vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative; Projeksionet buxhetore të MPMS-së për vitin 2019; Zbatimin e Ligjit për personat e dhunuar gjatë luftës dhe reformat në sistemit pensional. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N302)

10:00

Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton Projektligjin për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovёs për vitin 2019; Projektligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale etj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C203)

10:00

Organizata “Let’s Do It Kosova” organizon tryezën me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Gjilanit në fushatën e deritanishme “Ta pastrojmë Kosovën”. (“Vali Ranch”, Gjilan)

10:00

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do ta vizitojë ndërmarrjen “Hortikultura”. (“Hortikultura”, rr. “Tahir Zajmi”)

10:0

Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut “Civil Rights Defenders” organizon Samitin e Romëve të Ballkanit Perëndimor 2018. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:20 – 13:20

Kryqi i Kuq i Kosovës, në bashkëpunim me “Save the Children”, Komunën e Mitrovicës, Agjencinë e Menaxhimit Emergjent dhe MAShT-në organizojnë ushtrime fushore në çerdhen “Gëzimi Ynë” (ora 10:20) dhe Sh.F.M.U. “Migjeni” (13:20). (Mitrovicë)

11:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 interviston ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj; drejtuesit e Aviacionit Civil dhe Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror; dhe inspektorin e Përgjithshëm të AKI, Shkelzen Sopjani. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N10)

11:00

Punëtorët e “IMN Kosova”, Prishtinë do të protestojnë para Komunës së Prishtinës (Ndërtesa e Komunës, Prishtinë)

11:00

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë shtypi. (Zyrat e VV-së, Arbëri)

11:00

Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Xhavit Ahmetit, në 22-vjetorin e vdekjes së tij. (Varrezat e Prishtinës, Arbëri)

11:30

Koordinatori për kulturë, rini dhe sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu. (Objekti i Komunës së Podujevës)

13:00

Mbahet ceremonia e përbashkët e përurimit të vënies në zbatim të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL) në gjykatat dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës. (Gjykata Themelore, Ferizaj)

13:00

Promovohet libri me titull “Roli i Drejtorisë së Arsimit në reformimin e shkollës dhe arsimit në Klinë 1999-2017″ i autores Suzana Gjergji. (Qendra e Kulturës” Jehona e Dukagjinit”, Klinë)

15:00

Promovohet libri i historianit Valon Jashari “Kryengritja Çlirimtare në Kosovë Lindore gjatë viteve 1999-2001″. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

20:00

Shfaqet komedia “Lufta e tretë botërore…” shkruar nga Lirak Çelaj dhe Rozafa Çelaj dhe me regji nga Florent Mehmeti. (Teatri “Adriana”, Ferizaj)

20:00

Hapet ekspozita “Nën Presion – Fakte nga arkitektura socialiste në Shqipëri” nga Gjergj Islami dhe Denada Veizaj. (Galeria Kombëtare e Kosovës)