Çekia dislokon forca policore në kufirin greko-maqedonas

Autoritetet çeke dërguan sot një kontingjent prej 40 oficerësh policie për të ndihmuar Maqedoninë në patrullimin e kufirit me Greqinë për të ndaluar lëvizjen e emigrantëve drejt Evropës Perëndimore.

Lajme

20/06/2016 23:41

 

Njësia, që është e treta e dërguar në Maqedoni që nga mbyllja e kufijve për emigrantët e parregullt në muajin shkurt, do të armatoset për vetëmbrojtje në patrullimin me homologët vendas gjatë misionit të saj gjashtëmujor.

Ndërkohë që masat e ndërrmara kanë ndaluar vërshimin masiv të refugjatëve, disa prej tyre sërish arrijnë të gjejnë mënyra nëpërmjet Ballkanit duke paguar trafikantë për të siguruar transportin.