Capital T ndihmon fëmijët në nevojë

Capital T padyshim se është njëri nga reperët më të pëlqyer shqiptar.

ShowBiz

18/07/2018 16:25

Duke qenë se është mjaft i angazhuar si në projekte muzikore ashtu edhe në koncerte të shumta, Capital T së fundmi ka shfaqur edhe anën humane të tij, shkruan lajmi net.

Përmes disa postimeve të publikuara në Instagram, reperi është pranë një familje së bashku me humanistin, Halil Kastrati të cilët po ndihmojnë njerëzit në nevojë.

Ai nuk ka publikuar gjërat materiale, mirëpo në bazë të pamjeve Capital T i ka bërë fëmijët të buzëqeshin.

Nuk është hera e parë kur reperi bën veprime të tilla, pasi për festën e Bajramit ai kishte mbledhur shumë fëmijë të cilët i kishte rregulluar dhe furnizuar me gjëra që ata kishin nevojë, edhe pse ishte kritikuar nga publiku./Lajmi.net/